Netanyahu: “Përmbysja e regjimit iranian është e arritshme”, Izraeli shpall objektivin në Teheran

Netanyahu: “Përmbysja e regjimit iranian është e arritshme”, Izraeli shpall objektivin në Teheran

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se përmbysja e regjimit iranian mbetet një nga objektivat kryesorë të Izraelit, duke argumentuar se Teherani ndodhet në një nga momentet më të dobëta të tij. Gjatë një takimi me drejtues të lartë ushtarakë në Tel Aviv, Netanyahu deklaroi se udhëheqja iraniane po lufton për mbijetesën e saj. “Ky regjim po lëkundet. Është më i dobët se kurrë”, tha kryeministri izraelit. Netanyahu theksoi se rrëzimi i regjimit në Teheran nuk është më një objektiv i pamundur, por një skenar që, sipas tij, mund të realizohet. “Jam i bindur se mund ta eliminojmë këtë kërcënim një herë e përgjithmonë, domethënë ta përmbysim këtë regjim”, deklaroi ai. Kjo deklaratë vjen në një moment të tensionuar në Lindjen e Mesme, ndërsa përplasja mes...