Netanyahu, peng i pushtetit që ndërtoi vetë
Benjamin Netanyahu e ndërtoi karrierën mbi bindjen se vetëm ai mund ta garantonte sigurinë e Izraelit. Pas 7 tetorit, luftës në Gaza dhe përçarjes së thellë politike, zgjedhjet e 27 tetorit nxjerrin në pah një kontradiktë: Likud mbetet partia më e madhe, por kryeministri më jetëgjatë në historinë e vendit nuk arrin, sipas exit poll-eve, të sigurojë shumicën për të qeverisur. Për më shumë se tri dekada, Benjamin Netanyahu ka arritur ta bindë një pjesë të konsiderueshme të shoqërisë izraelite se ai është njeriu që vendi nuk mund ta humbasë. Në fillim ishte politikani që fliste gjuhën e Uashingtonit, që kuptonte kërcënimet e Lindjes së Mesme dhe që premtonte siguri përballë një rajoni armiqësor. Më vonë u bë udhëheqësi që e paraqiste përvojën e tij...
Burimi:
ntv.al