No Image Available

NETANYAHU NIS DOSJE KUNDER ERDOGANIT NE HAGE

Përplasja mes Izraelit dhe Turqisë merr një tjetër kthesë. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka urdhëruar përgatitjen e një çështjeje ligjore kundër presidentit turk Recep Tayyip Erdogan në Gjykatën Ndërkombëtare Penale. Sipas raportimeve të mediave izraelite, në qendër të dosjes pritet të jenë pretendimet e Izraelit për trajtimin e komunitetit kurd në Turqi, si dhe akuzat se qeveria e Erdoganit ka mbështetur financiarisht Hamasin. Lëvizja e Izraelit vjen në një moment kur marrëdhëniet mes dy vendeve janë përkeqësuar ndjeshëm. Turqia ka ndërmarrë më herët hapa ligjorë kundër Netanyahut dhe ka kërkuar përfshirjen e Interpolit në një proces të zhvilluar nga autoritetet turke. Ankara e lidh këtë proces me ndërhyrjen izraelite ndaj aktivistëve të Flotiljes Globale Sumud. Tashmë, Tel Avivi po përgatit kundërpërgjigjen. Por ka një pengesë...