Netanyahu mohon se Egjipti e paralajmëroi para sulmit të Hamasit –
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu hodhi poshtë dje një raport të gazetës amerikane The Atlantic të premten e kaluar, sipas të cilit Egjipti e kishte paralajmëruar atë për sulmin e Hamasit. Sipas raportit, kreu i shërbimit të inteligjencës së Egjiptit udhëtoi për në Izrael disa ditë para sulmit të 7 tetorit 2023 për të paralajmëruar se lëvizja islamiste palestineze Hamas po përgatitej të kryente një operacion të madh. Benjamin Netanyahu foli për një përpjekje për të “manipuluar” opinionin publik në vendin e tij, një muaj para zgjedhjeve parlamentare në të cilat ai është në rrezik humbjeje. Një deklaratë nga shërbimet e zotit Netanyahu thekson se “akuza është e rreme”, ajo ishte mohuar tashmë në atë kohë, por tani “po riciklohet për të manipuluar opinionin publik izraelit”....
Burimi:
javanews.al