Netanyahu: Franca ‘i është dorëzuar pushtimit të islamit ekstremist’
Kryeministri izraelit kritikoi mënyrën se si Franca po përballet me zhvillimet e fundit shoqërore dhe dhunën në vend. Në një intervistë për kanalin frankofon i24News, Benjamin Netanyahu deklaroi se Parisi ka dështuar të reagojë në kohë ndaj ekstremizmit. “Ata nuk u përgatitën në kohë, thjesht hoqën dorë dhe iu dorëzuan pushtimit të islamit ekstremist», u shpreh Netanyahu gjatë intervistës. I pyetur se çfarë këshille do t'i jepte Francës, kreu i qeverisë izraelite u përgjigj: “Luftoni, mos zgjidhni politikën e pajtimit. Luftoni kundër ekstremistëve”. Netanyahu tha se e kishte paralajmëruar presidentin francez Emmanuel Macron pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit, më 7 tetor 2023. “Nëse nuk i eliminojmë këtu, do t'i keni në Paris”, pretendoi Netanyahu se i kishte thënë Macronit në atë kohë. “Dhe pikërisht...
Burimi:
syri.net