Nesho: Vizita e Berishës në SHBA, goditje për Ramën dhe hap i ri me administratën Trump

Nesho: Vizita e Berishës në SHBA, goditje për Ramën dhe hap i ri me administratën Trump

I ftuar në një lidhje Skype në edicionin e paradites në Syri TV, diplomati Agim Nesho e cilësoi vizitën e Sali Berishës në Shtetet e Bashkuara si një zhvillim të rëndësishëm politik dhe një sfidë të drejtpërdrejtë ndaj qeverisë së Edi Ramës. Nesho tha se delegacioni i Partisë Demokratike nuk shkoi në SHBA thjesht për të marrë pjesë në një kongres, por për të vendosur në tryezë problematikat kryesore të Shqipërisë dhe për të rikthyer marrëdhëniet strategjike me Uashingtonin. Ai veçoi takimin me Prokurorin e Përgjithshëm amerikan, duke e cilësuar si një prej kontakteve më të rëndësishme të vizitës. Nesho theksoi se Berisha ngriti përpara zyrtarëve amerikanë çështjet e sigurisë, krimit të organizuar, narkotrafikut dhe karteleve kriminale, problematika që lidhen edhe me sigurinë e SHBA-ve....