Nesho: Diktatura ka ardhur këmbëkryq, Rama kartë e djegur, mund të largohet brenda ditësh
Diplomati Agim Nesho deklaroi se Shqipëria po përballet me një situatë diktatoriale, ndërsa e cilësoi kryeministrin Edi Rama një ‘kartë të djegur’, pa legjitimitet për të vijuar qeverisjen. Sipas tij, presioni qytetar, humbja e legjitimitetit dhe dhuna ndaj protestuesve e kanë çuar kryeministrin drejt fundit politik, i cili, sipas tij, mund të jetë çështje ditësh. Duke komentuar zhvillimet politike dhe protestat, Nesho u shpreh se Edi Rama e ka konsumuar veten politikisht dhe se nuk ka më legjitimitet përpara opinionit publik. Ai iu referua edhe zhvillimeve në Serbi, duke thënë se ato e kanë përforcuar bindjen e tij se kryeministri shqiptar është drejt fundit të pushtetit. Sipas Neshos, largimi i Ramës mund të mos jetë një proces që do të zgjasë me muaj, por mund...
Burimi:
ntv.al