Nesër vendimi për ish-krerët e UÇK-së, deputetja flet nga Haga: Besoj te triumfi i drejtësisë

Nesër vendimi për ish-krerët e UÇK-së, deputetja flet nga Haga: Besoj te triumfi i drejtësisë

Në prag të shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, shprehu besimin se verdikti do të jetë në favor të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. “Uroj që të jetë ndër tubimet e fundit që ne si shqiptarë mbajmë këtu në Hagë, sepse ky ka qenë një proces shumë i gjatë. Presim që nesër të triumfojë drejtësia dhe verdikti të jetë i fitores së popullit shqiptar dhe luftës së drejtë të UÇK-së”, tha ajo për RTSH. Deliu-Kodra theksoi se UÇK-ja zhvilloi një luftë mbrojtëse për lirinë e Kosovës. “UÇK-ja nuk ka bërë masakra e gjenocid. Ne nuk kemi shkuar në Beograd për të sulmuar, por kemi bërë luftë mbrojtëse për popullin tonë dhe për të...