Nesër vendimi/ Berisha: Ish-krerët e UÇK-së meritojnë pafajësinë, sytë e shqiptarëve drejt Hagës!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në prag të vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për ish-krerët e UÇK-së. Berisha shprehet se pret një vendim pafajësie për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, duke i cilësuar ata “heronj të çlirimit të Kosovës”. Në reagimin e tij, Berisha thekson gjithashtu se çdo vendim i gjykatës duhet respektuar dhe kundërshton çdo kërcënim ndaj Kosovës, rendit dhe sigurisë së saj. Reagimi i plotë i Berishës: “Nesër është një ditë e veçantë! Nesër në Hagë, gjykata, pas një procesi të zgjatur gjashtëvjeçar, shpall vendimin e marrë kohë më parë për ish-udhëheqësit politikë të Kosovës. Të gjithë ata që me interes të veçantë kanë ndjekur këtë proces, nuk kanë dëgjuar apo lexuar një provë të...
Burimi:
javanews.al