Nesër pritet vendimi historik, 3 gjyqtarët që kanë në dorë fatin e ish-krerëve të UÇK-së
Pas një procesi gjyqësor që ka zgjatur më shumë se tri vjet, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë pritet të shpallin të mërkurën, më 16 shtator, aktgjykimin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryetarëve të Kuvendit, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputetit Rexhep Selimi. Seanca do të nisë në orën 10:00 dhe do të jetë publike. Shpallja e vendimit do të transmetohet në gjuhët shqipe, angleze dhe serbe. Ndryshe nga seancat e mëparshme, këtë herë transmetimi pritet të jetë me vonesë më të shkurtër, pasi gjyqtarët do të bëjnë vetëm shpalljen e verdiktit. Vendimi do të merret nga Trupi Gjykues II, i kryesuar nga gjyqtari amerikan Charles L. Smith III dhe i përbërë nga gjyqtarët Christoph Barthe dhe Guénaël Mettraux. Në panel është edhe...
Burimi:
kohajone.com