‘Nesër më shumë’/ Mbyllet protesta e 133: Dorëheqja e Ramës, kërkesë e panegociueshme

‘Nesër më shumë’/ Mbyllet protesta e 133: Dorëheqja e Ramës, kërkesë e panegociueshme

Më thirrjet “Nesër më shumë”, ka përfunduar edhe protesta e 133 kundër qeverisë. Qytetarët shprehen të vendosur se revolta nuk do të ndalet deri në largimin e kryeministrit Edi Rama. Gjatë marshimit protestuesit vijuan me thirrje “Ju erdhi fundi”, “Shqipëria po bën revolucion”. Qytetarët gjatë marshimit të tyre u ndalën te Blloku i Sigurisë” te Mine Peza, ku kërkuan lirimin e një protestuesi të ndaluar. Gjithashtu më 13 tetor është paralajmëruar proteste e organizuar nga studentët në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit.