Nesër Asambleja e PS-së! Dy ministra drejt Bashkive, Veliaj “merr pjesë” përmes një letre, çfarë pritet të ndodhë
Edi Rama TIRANË-Nesër pritet të mbahet Asambleja e Partisë Socialiste. Mbledhja do të mbahet jashtë Tiranës, në një resort në Gjirin e Lalzit në orën 10:30. Asambleja pritet të shoqërohet me zhvillime të rëndësishme politike, nga riorganizimi i drejtuesve politikë në qarqe deri te mundësia e ndryshimeve në kabinetin qeveritar. Gazetari, Muhamed Veliu, për TopStory zbuloi detaje rreth diskutimeve në takim. Veliu deklaroi se pritet të diskutohen nga kryeministri Edi Rama, kandidaturat e mundshme për bashkitë Tiranë dhe Shkodër, si dhe qëndrimin ndaj çështjes së Erion Veliajt. “Në këtë asamble pritet që Rama të dublojë drejtuesit politikë nga 12 në 24. Rama mendon se ka gjetur dy kandidatura të përshtatshme sa i përket Tiranës dhe Shkodrës. Mund të kemi edhe dy ministra që do të...
Burimi:
zeri.ai