“Nëse nuk kthehesh në shtëpi, do të kesh një jetë ferri”, prindërit shqiptarë kërcënojnë vajzën, nuk janë dakord me lidhjen e saj

“Nëse nuk kthehesh në shtëpi, do të kesh një jetë ferri”, prindërit shqiptarë kërcënojnë vajzën, nuk janë dakord me lidhjen e saj

Një çift shqiptarësh nga Maqedonia e Veriut, të cilët prej vitesh jetojnë në Rimini të Italisë, janë denoncuar në polici nga vajza e tyre dhe i dashuri i saj, pas kërcënimeve të shumta që kishin marrë. Sipas mediave italiane, çifti shqiptar, babai 44 vjeç dhe nëna 47 vjeçe, nuk kanë qenë aspak dakord me lidhjen e vajzës së tyre 20-vjeçare. Prindërit shqiptarë kanë kundërshtuar lidhjen e vajzës së tyre, pasi djali i përket një komuniteti jomysliman. Pas kundërshtive të forta të familjes, vajza u largua përfundimisht, duke nisur një jetë me të dashurin e saj, por pikërisht në këtë moment filloi edhe kalvari i presionit dhe kërcënimeve nga ana e prindërve. Mediat raportojnë se prindërit nuk e dinin adresën ku jetonte i riu, ndaj nisën...