Nëse AfD merr pushtetin, fëmijët me aftësi ndryshe nuk do hynin në shkolla normale
Nëse AfD-ja do të merrte pushtetin në Saksoninë-Anhalt, përfshirja e fëmijëve me aftësi ndryshe në shkollat e zakonshme mund të vihej në pikëpyetje. Partia e ekstremit të djathtë propozon rikthimin e shkollave speciale për nxënësit me nevoja të veçanta dhe klasa të ndara për migrantët. Andreas Silbersack, drejtues i grupit parlamentar të FDP-së në land, shprehet veçanërisht i shqetësuar për djalin e tij 16-vjeçar, Viktor, i cili ka sindromën Daun dhe ndjek një shkollë të zakonshme. Ai frikësohet se djali mund të detyrohet të largohet nga shkolla, nëse AfD-ja zbaton programin e saj. Në programin e AfD-së për arsimin parashikohet gjithashtu zëvendësimi i detyrimit për ndjekjen e shkollës me një “detyrim për arsimim”, që do të hapte rrugën për edukimin në shtëpi. Kritikët paralajmërojnë se...
Burimi:
javanews.al