Neoromanticizmi: Një Lëvizje e “Re” Poetike

Neoromanticizmi: Një Lëvizje e “Re” Poetike

Ky shkrim i kushtohet profesorit Ilir Breca,“Edhe pse jam vetëm. . . s’jam vetëm” – At’ Donat Kurti, Zakone e Doke Shqiptare Nga Albnor SEJDIU I Një Ndarje e Romanticizmit Britanik dhe Gjerman Filologët e Oksfordit (inklings) kishin të drejtë: romanticizmi s’i takon moteve të epikës. Kur aioni i romancave mesjetare i mbylli sytë dhe fishkëllimat e shpatave kalorësiake të katolicizmit nuk jehonin për nderin e zonjave dhe mbretërive, poetika romantike erdhi jo për t’i rikthyer këto mote (sepse kjo ishte, mjerisht, krejt e pamundur). Ajo erdhi për ta pushtuar Europën si një poetikë e pikëllimit, e cila tregonte se ato gjëra s’ishin më dhe në vendin e tyre ishte ulur gjeniu romantik: i cili parakuptohej se do të na magjepste gjysmë me çmenduri dhe...