“Nëntori i Ftohtë” i Ismet Sijarinës shfaqet në Pragë, bashkon të rinj nga vende të ndryshme

“Nëntori i Ftohtë” i Ismet Sijarinës shfaqet në Pragë, bashkon të rinj nga vende të ndryshme

10 November, 2026 - 20:00 Filmi “Nëntori i Ftohtë”, me regji të Ismet Sijarinës, është shfaqur në Ambasadën e Kosovës në Pragë, në një aktivitet që mblodhi studentë dhe të rinj nga vende të ndryshme të botës. Të pranishëm në këtë ngjarje ishin të rinj nga Kosova, Shqipëria, Çekia, Brazili, India, Kazakistani, Pakistani, Armenia, Kolumbia dhe Siria, përcjell KultPlus. I bazuar në ngjarje të vërteta nga fillimi i viteve ’90, filmi trajton një periudhë vendimtare të historisë së Kosovës, duke sjellë në vëmendje zhvillimet që shënuan një kthesë të rëndësishme për vendin. Sipas Ambasadës së Kosovës në Çeki, shfaqja përbënte një mundësi për të prezantuar historinë e Kosovës para të rinjve me prejardhje dhe kultura të ndryshme, duke dëshmuar rolin e artit dhe filmit në...