Nëntë të arrestuar për krime lufte në Zubin Potok lidhur me rastin e ‘Grupit të Intelektualëve’

Nëntë të arrestuar për krime lufte në Zubin Potok lidhur me rastin e ‘Grupit të Intelektualëve’

Gjatë një operacioni të zhvilluar në Zubin Potok, nëntë persona janë arrestuar nën dyshime për krime lufte kundër popullatës civile, thanë autoritetet. Operacioni ndërlidhet me rastin e njohur si “Grupi i Intelektualëve”. Sipas Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës operacioni i koduar “Dosja 23” u realizua në orët e hershme të mëngjesit të 27 shtatorit në Zubin Potok, në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe. Autoritetet nuk dhanë më shumë detaje për këtë operacion. Megjithatë, ai vjen pasi më 19 shtator u konfirmua, përmes analizës së ADN-së, se mbetjet mortore të tri viktimave të gjetura në varrezat masive në Zubin Potok, i përkisnin “Grupit të Intelektualëve”. Më vonë, familjarët konfirmuan se njëri nga viktimat e identifikuara ishte Idriz Rrecaj. “Grupi i Intelektualëve” përbëhej...