Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

Metroja e Shën Petersburgut po përgatitet të përshtatë infrastrukturën e saj për të përmbushur edhe “funksione mbrojtëse”, në kuadër të përgatitjeve për sulme të mundshme ajrore. Lajmi është publikuar nga gazeta lokale Fontanka, e cila ka bërë të ditur edhe tenderin përkatës. Sipas specifikimeve teknike të parashikuara në dokumentet e tenderit, nëntë stacione të metrosë do të modernizohen në mënyrë që, në rast nevoje, të mund të shndërrohen në bunkerë. “Studimi i fizibilitetit duhet të vlerësojë rreziqet e mundshme që lidhen me hyrjen e ajrit të kontaminuar në sistemet e ventilimit të zonës së destinuar për mbrojtjen civile dhe të garantojë që zgjidhjet teknike të parashikojnë sisteme filtrimi dhe ventilimi mjaftueshëm efikase për largimin e pluhurave radioaktive, aerosoleve dhe substancave toksike”, thuhet në dokumentacionin e...