Nënpresidenti amerikan JD Vance nuk e quan “luftë” atë që po ndodh me Iranin
Nënpresidenti amerikan JD Vance hodhi poshtë të enjten përdorimin e fjalës “luftë” për të përshkruar përplasjen e SHBA-së me Iranin, duke shmangur parashikimet se konflikti gjashtëmujor do të përfundojë para zgjedhjeve të nëntorit, kur republikanët synojnë të ruajnë shumicat e ngushta në Kongres. “Nuk do ta quaja luftë. Aktualisht nuk ka të shtëna aktive”, tha Vance në një konferencë për media në Shtëpinë e Bardhë, kur u pyet nëse luftimet mund të përfundojnë para zgjedhjeve të 3 nëntorit, shkruan AP, transmeton KosovaPress. Deklarata e tij erdhi edhe pse Irani sulmoi të enjten aleatin e SHBA-së në Gjirin Persik, Kuvajtin, duke vazhduar hakmarrjen ndaj sulmeve amerikane në Iran në fillim të kësaj jave.Sipas Associated Press, Vance tha se SHBA-ja kishte “përgjegjësi” të kryente sulmet pasi Irani...
Burimi:
kohajone.com