Nënë Tereza në Kalkuta, AQSHF sjell filmime të rralla nga qendra e saj

Nënë Tereza në Kalkuta, AQSHF sjell filmime të rralla nga qendra e saj

6 September, 2026 - 11:10 Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit (AQSHF) ka publikuar filmime të rralla nga qendra e Nënë Terezës në Kalkuta, duke sjellë për publikun një material vizual që ruan gjurmë nga vendi ku Anjezë Gonxhe Bojaxhiu i kushtoi një pjesë të rëndësishme të jetës së saj misionit humanitar. Materiali filmik u mundësua nga bashkëpunëtori i Arkivit të Filmit në Indi, Koouushik Bhattacharya, të cilin AQSHF e ka falënderuar për kontributin në sjelljen e këtyre pamjeve. Përmes filmimit, qendra në Kalkuta shfaqet si një hapësirë e lidhur ngushtë me jetën dhe veprën e Nënë Terezës, duke e kthyer materialin në një dëshmi vizuale me vlerë për kujtesën historike dhe kulturore. Nënë Tereza, e lindur Anjezë Gonxhe Bojaxhiu më 26 gusht 1910, mbetet një...