Nënat me fëmijë dërgohen në burg, Greta Gjoci merr me vete edhe foshnjën

Nënat me fëmijë dërgohen në burg, Greta Gjoci merr me vete edhe foshnjën

Greta Gjoci është dërguar në burgun e Pojskës për të vuajtur dënimin me 6 vite e 8 muaj burg për mashtrim kompjuterik, si pjesë e grupit të drejtuar nga Bruno Çobo. Ajo ndodhet në burg së bashku me foshnjën e saj vetëm 3-muajshe, e cila ende ushqehet me gji. Sipas burimeve, nënë e bijë janë vendosur në seksionin e posaçëm ku ndodhet edhe çerdhja e institucionit. Mbrojtja e Gjocit i është drejtuar GJKKO-së me kërkesë për shtyrjen e ekzekutimit të dënimit, duke u bazuar në nenin 476 të Kodit të Procedurës Penale. Avokati Ndue Marku argumenton se mosndarja e nënës nga foshnja është e domosdoshme për shkak të moshës së saj dhe ushqyerjes me gji. Sipas mbrojtjes, Gjoci ka respektuar masën e “arrestit në shtëpi”...