Nën ritmin e flautit të bllokut, 17-vjeçarja që befasoi jurinë e BBC-së

Nën ritmin e flautit të bllokut, 17-vjeçarja që befasoi jurinë e BBC-së

Alma Nunez Debretzeni, një muzikante 17-vjeçare nga St Albans në Angli, po përpiqet të ndryshojë mënyrën se si perceptohet flauti i bllokut, një instrument që shpesh lidhet me mësimet fillestare të muzikës në shkolla. Pasi u rendit e dyta në garën prestigjioze BBC Young Musician 2026, ajo është shprehur krenare që po përfaqëson këtë instrument në një skenë të rëndësishme të muzikës klasike. Debretzeni ishte njëra nga tri finalistet e garës, finalja e së cilës u mbajt të dielën. Në këtë paraqitje, ajo interpretoi Koncertin për flaut të bllokut të kompozitorit Graham Fitkin, duke dëshmuar mundësitë artistike dhe shprehëse të një instrumenti që shpesh nënvlerësohet në krahasim me instrumentet e tjera klasike. Çmimin e parë e fitoi violinistja 18-vjeçare Sofia Demetriades. “Ekziston një stereotip se...