‘Nën ethet’ e pritjes! Qytetarët ‘veshin’ me flamuj kuq e zi godinën e Gjykatës Speciale të Hagës
pamje nga Haga HAGË-Teksa dy orë ndajnë nga vendimi për ish-krerët e UÇK-së, qytetarët janë mbledhur me flamuj kuq e zi para Gjykatës Speciale të Hagës. Me plisa e flamuj të UÇK-së, shqiptarët presin lirimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. 'Kosova pret çlirimtarët', është banderola e shpalosur mes Hagës. Edhe gjatë gjithë natës së 15 shtatorit, jashtë ndërtesës së Gjykatës Speciale kanë qëndruar qindra shqiptarë të ardhur nga Kosova dhe vende të tjera të Evropës.
Burimi:
zeri.ai