Nelson Hysa pranë marrëveshjes për të dueluar për titullin kampion bote në peshën e rëndë

Nelson Hysa pranë marrëveshjes për të dueluar për titullin kampion bote në peshën e rëndë

29 Shtator 2026 9:05 Telesport Boksieri shqiptar Nelson Hysa (25 fitore e asnjë humbje) është pranë marrëveshjes për të dueluar me gjermanin Agit Kabayel. Ky i fundit është kampion bote në peshën e rëndë, në kategorinë WBC, titull që e mori pasi Oleksandr Usyk e nxori atë vakant në qershor të këtij viti. Edhe Kabayel është i pamposhtur në ring (27 fitore e asnjë humbje). Ai mbante titullin e përkohshëm të atij Divizioni deri në atë moment, por tashmë i duhet të zgjedhë një rival për të mbrojtur për herë të parë titullin. Dhe duket se Nelson Hysa është kandidati kryesor. Vetë boksieri 42-vjeçar shqiptar e konfirmoi këtë, duke deklaruar se ai e ka firmosur kontratën dhe se pret që edhe Kabayel të bëjë të...