Negociatat në Abu Dhabi, Putin nuk tërhiqet nga kërkesat për Ukrainën, çfarë pritet të ndodhë?

Negociatat në Abu Dhabi, Putin nuk tërhiqet nga kërkesat për Ukrainën, çfarë pritet të ndodhë?

Një raund i ri negociatash mes Shteteve të Bashkuara, Ukrainës dhe Rusisë ka nisur në Abu Dhabi, në përpjekje për t’i dhënë fund luftës që po hyn në vitin e pestë. Administrata e Donald Trump po shton përpjekjet diplomatike, ndërsa Moska kërkon që bisedimet të zhvillohen vetëm mes tri palëve. Megjithatë, në Emiratet e Bashkuara Arabe ndodhen edhe përfaqësues të vendeve kryesore evropiane, NATO-s dhe Bashkimit Evropian, të cilët po zhvillojnë takime të veçanta. Delegacioni amerikan kryesohet nga Jared Kushner dhe i dërguari i posaçëm Steve Witkoff, ndërsa Ukrainën e përfaqëson Rustem Umerov. Nga ana ruse marrin pjesë zyrtarë të Ministrisë së Jashtme, këshilltari i Kremlinit Vladimir Medinsky dhe përfaqësues të strukturave ushtarake. Në fokus të negociatave janë garancitë e sigurisë për Ukrainën dhe mënyra...