Negociatat me BE, Qeveria ndryshon përbërjen e Grupit Negociator, ja emrat e rinj për kapitujt kyç
Këshilli i Ministrave ka miratuar një sërë ndryshimesh dhe shtesash në përbërjen e Grupit Negociator për zhvillimin e negociatave të aderimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Vendimi, i marrë me propozimin e ministrit të Shtetit dhe Kryenegociator, rishikon ndarjen e përgjegjësive mes zëvendësministrave dhe drejtuesve të institucioneve të pavarura për disa kapituj të rëndësishëm të legjislacionit evropian (acquis). Sipas vendimit zyrtar, ndryshimet kryesore në ekipin negociator përfshijnë: Politika Rajonale (Kapitulli 22) Përgjegjësinë si negociator për këtë kapitull e merr zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Oltjon Muzaka, duke zëvendësuar ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo. Ekonomia dhe Financa (Kapitujt 1, 4, 6, 9, 16, 17, 29, 32, 33) Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Musabelliu, merr përgjegjësinë edhe për kapitullin 6 (E...
Burimi:
javanews.al