Negociata për bashkim, Selin rrëfen pragun e ndarjes së prindërve

Negociata për bashkim, Selin rrëfen pragun e ndarjes së prindërve

Një diskutim mbi divorcin dhe mënyrën se si shoqëria i percepton gratë e divorcuara solli në emisionin “Goca dhe Gra” edhe një rrëfim personal nga Selin Bollati. Ajo tregoi se pas eksperiencës në “Big Brother” marrëdhënia mes prindërve të saj kishte kaluar një periudhë të vështirë, deri në pikën ku kriza mes tyre ishte bërë serioze. Sipas Selinës, vendimi i saj për të hyrë në formatin televiziv ishte mbështetur ndryshe nga dy prindërit, çka më pas kishte sjellë tensione mes tyre. Edhe pse fillimisht të dy kishin dhënë miratimin, pas përfundimit të eksperiencës qëndrimet e tyre kishin qenë të ndryshme. Selin tregoi se për një periudhë e kishte parë veten si shkakun kryesor të përplasjes mes prindërve dhe se situata kishte arritur deri në prag...