Në zemër të kryeqytetit, sheshi ‘Skënderbej’ shndërrohet në fushëbetejë
foto nga protesta ne sheshin skenderbej TIRANË- Situata në kryeqytet është tensionuar edhe në sheshin 'Skënderbej' ku përplasjet mes protestuesve dhe policisë janë shoqëruar me hedhje gurësh, molotovësh dhe fishekzjarrësh. Lëndët piroteknike të hedhura në shesh kanë shkaktuar disa vatra të vogla zjarri, ndërsa tymi është përhapur në zonë duke u përzier me gazin lotsjellës të përdorur nga efektivët për të përballuar situatën. Nga ana tjetë forcat e policisë janë pozicionuar në disa pika të sheshit, ndërsa prani e shtuar e efektivëve raportohet edhe pranë selisë së Partisë Socialiste. Incidentet në sheshin 'Skënderbej' janë pjesë e tensioneve që kanë përfshirë disa zona të Tiranës gjatë protestës, ku përplasjet mes protestuesve dhe policisë vijojnë./ZËRI
Burimi:
zeri.ai