Në ‘valën’ e protesta qeveria del me ‘Paketën Fiskale 2027’: Ulet taksa e ushqimeve, por rëndohet biznesi

Në ‘valën’ e protesta qeveria del me ‘Paketën Fiskale 2027’: Ulet taksa e ushqimeve, por rëndohet biznesi

foto ilustruese TIRANË-Teksa vendi është përfshirë nga protestat, ku shqiptarët presin ndryshime në politikë, arsim, shëndetësi e transport, në ekonomi qeveria ka ndërmarrë hapin e radhës dy muaj larg nga viti 2027 me paketën fiskale 2027. Në nismën e re veçohet propozimi lidhur me uljen e TVSH-së për produktet ushqimore, ku nga 20% të ulet 6%. Ndryshimi përfshin produkte të shportës ushqimore, si: buka dhe mielli, qumështi dhe kosi natyral, vezët, orizi, makaronat, vaji ushqimor, mishi, peshku bazë, frutat dhe perimet e freskëta, bishtajoret, sheqeri dhe ushqimet bazë për foshnja.  Por teksa TVSH e ushqimeve ulet, taksa për familjarët dhe bizneset rritet, ku sipas projektligjit të propozuar parashikohet rritja e normës së përgjithshme të TVSH-së nga 20% në 21%. Me këtë ndryshim bizneset mund ta...