Në stol që prej vitit 2011, Atletico Madrid nis diskutimet me Simeone për rinovimin e kontratës
8 Tetor 2026 14:30 Telesport Atletico Madrid së shpejti do të duhet të përcaktojë të ardhmen e Diego Simeone, kontrata aktuale e të cilit skadon në fund të sezonit. Sipas “Diario AS”, si klubi “colchoneros” ashtu edhe trajneri argjentinas janë të interesuar ta vazhdojnë bashkëpunimin për një sezon tjetër, edhe pse bisedimet zyrtare ende nuk kanë nisur. Simeone ndihet po aq i motivuar sa ishte gjatë vitit të tij të parë në 2011 dhe është plotësisht i përkushtuar për të vazhduar drejtimin e projektit sportiv të Atletico. Klubi nuk ka fituar asnjë trofe që nga viti 2021, viti i triumfit të tyre historik në La Liga. Trajneri 56-vjeçar argjentinas është i vendosur t’i japë fund kësaj periudhe pa trofe gjatë sezonit aktual. Pozicioni aktual i...
Burimi:
telesport.al