“Ne shqiptarët kemi lindur vetëm për të sharë”/ Agron Llakaj komenton videot intime
Aktori i njohur ishte i ftuari i parë i këtij sezoni në emisionin “Goca dhe Gra”, ku diskutoi me moderatoret edhe për videot intime të disa personazheve publikë, të cilat janë shpërndarë së fundmi në rrjetet sociale. Duke qenë se njeh nga afër disa prej personave të përfshirë, Llakaj u shpreh se situata ka marrë përmasa që, sipas tij, tejkalojnë një ngjarje që mund të trajtohet thjesht si lajm. “Mendoj se për natyrën si ndodhi, e kaloi parametrin e një ngjarje që mund ta komentosh.” Aktori kritikoi gjithashtu mënyrën se si është reaguar në rrjetet sociale, duke u ndalur te gjuha e përdorur dhe komentet e shumta ndaj personave të përfshirë. “Unë nga natyra jam anti-popullor, mendoj se ne shqiptarët kemi lindur vetëm për të sharë....
Burimi:
ntv.al