Në Serbi arrestohen dy gra nën dyshimin për spiunazh
Dy persona janë arrestuar në Serbi nën dyshimin për spiunazh, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë Prokuroria e Lartë Publike në Jagodinë, në Serbinë qendrore. Prokuroria tha se dy gra janë arrestuar “nën dyshimin e bazuar” se kanë mbledhur dhe përcjellë në mënyrë të paautorizuar të dhëna lidhur me pjesëtarë aktivë të Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit (BIA), si dhe për angazhimin e tyre. Në përgjigje thuhet se të dyja të arrestuarat janë shtetase të Serbisë. Njëra prej tyre ka vendbanim në Jagodinë, ndërsa tjetra në zonën e Gjilanit në Kosovë. “Pas marrjes në pyetje të të dyshuarave, Prokuroria do të propozojë caktimin e paraburgimit për të dyja të dyshuarat”, thuhet në përgjigje. Gjithashtu, thuhet se urdhri për nisjen e hetimeve ende nuk është nxjerrë,...
Burimi:
syri.net