Në rrugët e vendit u shtuan 66.5 mijë makina për 8-mujorin, dominojnë mjetet nga Kina dhe Koreja e Jugut
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Numri i mjeteve që qarkullojnë në vend sa vjen e po shtohet, ndonëse ritmet e rritjes po ngadalësohen në krahasim me dy vitet e mëparshme, kur u shënua një ecuri e fortë e nxitur nga orientimi i importeve drejt vendeve aziatike. Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor, për periudhën janar-gusht kanë hyrë në qarkullim për herë të parë 66.5 mijë automjete, pothuajse në të njëjtin nivele me 8-mujorin e një viti më parë. Vetëm në gusht u regjistruan gati 8.1 mijë mjete. Në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë, në vend u regjistruan për herë të parë 10% më pak mjete. Importet e mjeteve u ngadalësuan pas marsit, si rrjedhojë e vështirësive me...
Burimi:
zeri.ai