Në PS heshtin për Erion Veliaj. Po presin të vërtetën apo lejen për të folur?
Erion Veliaj ka drejtuar akuza të rënda ndaj Edi Ramës, ndërsa nga një pjesë e përfaqësuesve socialistë dëgjohet përgjigjja më e shkurtër e politikës: “Asnjë koment”. Disa shmangin mikrofonin, të tjerë thonë se qëndrimin do ta shprehin brenda familjes socialiste. Por çështjet që prekin ushtrimin e pushtetit shtetëror nuk mund të mbeten biseda familjare. Veliaj mund të ketë të drejtë ose mund të mos ketë. Pretendimet e tij kërkojnë prova dhe verifikim. Ministri Toni Gogu i ka mohuar mesazhet kërcënuese që Veliaj pretendon se i janë përcjellë në burg. Pikërisht për këtë arsye kërkohen sqarime të plota, që publiku të gjykojë mbi fakte. Por ku janë deputetët socialistë që të kërkojnë këto sqarime? Ku janë ata që në foltoren e Kuvendit flasin me siguri për...
Burimi:
kohajone.com