Në pritje të vendimit të Hagës/ Djali i Jakup Krasniqit: UÇK-ja është historia jonë

Në pritje të vendimit të Hagës/ Djali i Jakup Krasniqit: UÇK-ja është historia jonë

Altin Krasniqi, djali i ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka reaguar publikisht në prag të shpalljes së vendimit nga Gjykata Speciale në Hagë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka deklaruar se, pavarësisht vendimit që do të shpallet nga gjykata, sipas tij, historia dhe roli i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk mund të ndryshojnë. Ai e ka lidhur UÇK-në me krijimin e shtetit të Kosovës dhe me luftën për liri, duke theksuar se asnjë vendim gjyqësor nuk mund të ndryshojë atë që ai e konsideron të vërtetë historike. Reagimi vjen në orët e fundit para shpalljes së aktgjykimit për katër ish-drejtuesit e UÇK-së, në një proces që ka zgjatur prej vitesh dhe që ka shkaktuar...