Në prag të vitit të ri shkollor, Bashkia e Tiranës masa të shtuara për shkollat

Në prag të vitit të ri shkollor, Bashkia e Tiranës masa të shtuara për shkollat

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor 2026–2027, Bashkia e Tiranës ka marrë një sërë masash për të garantuar fillimin e rregullt dhe të sigurt të procesit mësimor në institucionet arsimore të kryeqytetit.Përmes një urdhri të Bashkisë së Tiranës ngarkohen institucionet e saj të varësisë të bashkëpunojnë dhe të koordinojnë veprimet me institucionet arsimore, Zyrën Vendore të Arsimit Parauniversitar dhe strukturat e tjera përgjegjëse me qëllim zgjidhjen në kohë të çdo nevoje.Një nga pikat kryesore të urdhrit lidhet me gjendjen dhe mirëmbajtjen e shkollave. Strukturat përgjegjëse duhet të verifikojnë gjendjen fizike të godinave, përfshirë çatitë, dritaret, dyert, shkallët, korridoret dhe ambientet e përbashkëta, si dhe funksionimin e sistemeve të ujësjellësit dhe kanalizimeve. Një vëmendje e veçantë i është kushtuar dhe pastrimit, ku kërkohet...