“Ne nuk harrojmë!”- Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Durrësit”, 700 efektivë në terren! Digjet një kazan mbeturinash, policia e shuan (FOTO)
Ka nisur protesta e thirrur nga studentët, të cilët kanë bllokuar rrugën e Durrësit, në afërsi të Ministrisë së Arsimit. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat u kanë bërë thirrje protestuesve përmes megafonit që të lirojnë rrugën dhe të mos pengojnë lëvizjen e automjeteve. Bëhet e ditur se për mbarëvajtjen e protestës dhe garantimin e rendit e sigurisë, policia ka angazhuar rreth 700 efektivë në terren. Gjatë tubimit, studentët kanë përcjellë edhe mesazhin “Ne nuk harrojmë”, duke vijuar protestën e tyre. Protestuesit kanë bërë gjest simbolik duke i vendosur zjarrin një kazani të plehrave, duke hedhur thirrje kundër Qeverisë. Policia pas dia minutash ndërhyri me fikëse dore zjarri duke e shuar pa asnjë përplasje me protestuesit. Pavarësisht kësaj, deri tani situata...
Burimi:
javanews.al