Në natën e tretë të PriFest-it, “Gülizar” sjell një histori përtej heshtjes
Dilara Sollova Nata e tretë e PriFest-it solli në ekran një histori të rëndë, intime dhe të heshtur, përmes filmit “Gülizar”, i cili u prezantua në kuadër të garës Balkan Competition, duke sjellë në Prishtinë një bashkëprodhim mes Turqisë dhe Kosovës dhe një rrëfim që e vendos traumën, heshtjen dhe presionin e shoqërisë në qendër të historisë. Me regji të Belkıs Bayrak, “Gülizar” është një dramë psikologjike 84-minutëshe që ndjek një vajzë të re, jeta e së cilës ndryshon në mënyrë të dhimbshme pak para martesës. Një sulm seksual e vendos Gülizarin përballë një traume që nuk mbetet vetëm brenda saj, por fillon të ndikojë edhe në marrëdhënien me të fejuarin e saj nga Kosova, Emren, ndërsa dita e dasmës afrohet. Filmi nuk e trajton...
Burimi:
kultplus.com