Në Nashville hapet muzeu i Dolly Parton dhe një arkiv i jetës së saj
Një fustan martese i menduar si i humbur për vite me radhë u gjet në një valixhe të vjetër që i kishte përkitur Carl Dean, bashkëshortit të Dolly Parton. Zbulimi i vitit 2024 solli në dritë jo vetëm një prej veshjeve më personale të këngëtares, por edhe disa kujtime nga dita kur ajo dhe Dean u martuan në vitin 1966. Fustani i bardhë, veli, Bibla që Parton mbajti në vend të buqetës dhe një letër nga pastori janë sot pjesë e muzeut të ri kushtuar jetës së saj në Nashville. “Dolly’s Life of Many Colors Museum” u hap më 29 shtator në katin e tretë të SongTeller Hotel, në qendër të qytetit. Ekspozita përfshin periudha të ndryshme të jetës së Partonit, nga fëmijëria në malet...
Burimi:
kultplus.com