Në mbështetje të protestave në Tiranë/ Studentët në Universitetin e Korçës vijojnë bojkotin
Prej ditësh studentët e Korçës vijojnë të bojkotojnë mësimin, duke braktisur auditoret e Universitetit ‘Fan Noli’. Edhe këtë të enjte, 28 tetor ata kanë zgjedhur të mos ulen në auditore, në shenjë solidariteti me revoltës studentore të Tiranës e jo vetëm. Fillimisht në ditët e para ata protestuan duke marshuar në rrugët kryesore te qytetit me pankarta për më shumë të drejta dhe rrëzimin e kësaj qeverie. Pjesë e mbështetjes dhe protestës u bënë edhe disa pedagogë të këtij universiteti, duke iu bashkuar zërit të studentëve. Ditët në vijim përmes mbledhjeve të këshillit studentor, studentët vendosën bojkot duke treguar edhe një shenjë solidarizimi dhe mbështetjeje për protestat të cilat vijojnë të jenë aktive në Tiranë.
Burimi:
syri.net