Në kujtim të Teri Garr, aktores së paharrueshme që i fali botës buzëqeshje dhe art të vërtetë
Në historinë e kinemasë dhe komedisë, rrallë ka pasur artistë që kanë mundur të sjellin në ekran aq shumë natyrshmëri, hijeshi dhe energji sa Teri Garr. Me një karrierë të pasur që shtrihet ndër dekada, ajo mbetet një nga fytyrat më të dashura të sheshit të xhirimit, një grua që dinte t’i jepte jetë çdo personazhi me një zgjuarsi dhe humor krejt të veçantë. Rruga e saj artistike nisi herët, e ushqyer nga pasioni për baletin dhe spektaklin. Fillimisht si kërrcimtare në disa prodhime muzikore dhe në filmat e njohur të Elvis Presley-t në vitet ’60, Garr diti të kalonte me sukses nga skena e valleve te aktrimi i mirëfilltë, duke studiuar në institucionet më të njohura të Nju Jorkut. Hapi i saj i parë...
Burimi:
kultplus.com