“Në komunizëm, ulja në kafe quhej kërcënim”- Konkursi ndërkombëtar, Rama: Projekt i sipërmarrjes private, në pronë private!

“Në komunizëm, ulja në kafe quhej kërcënim”- Konkursi ndërkombëtar, Rama: Projekt i sipërmarrjes private, në pronë private!

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot (1 tetor) në prezantimin e pesë projekteve të përzgjedhura në konkursin për zhvillimin e “Tirana Fountain Tower”. Në fjalën e tij, Rama u ndal te rëndësia e projekteve arkitekturore me impakt të veçantë në qytet, duke theksuar se për zhvillime të tilla tashmë u besohet profesionistëve me eksperiencë në planifikim urban, arkitekturë dhe ndërtim. “Sot rikthehemi të bëjmë atë që dimë të bëjmë më mirë kur vjen puna te zhvillimi i projekteve me rëndësi të veçantë që në Shqipëri ua besojmë profesionistëve me profile dhe me karriera të veçanta në fushën e planifikimit, të projektimit arkitektonik dhe të ndërtimit të objekteve që kanë një impakt me rëndësi për qytetet tona, për zona të caktuara ku lidhen bashkë zhvillimi...