Në kërkim të fëmijërisë dhe atdheut të humbur
Libri “Në kërkim të këmishës së humbur” i shkrimtarit shqiptar Arian Leka, i përket atyre veprave që s’ mund të kufizohen lehtësisht brenda kufijve të një zhanri të vetëm letrar. Vetë titulli sugjeron një kërkim për diçka që është njëherazi objekt i kujtesës, gjurmë e një kohe të caktuar dhe shenjë e një bote të humbur. Leka nuk rrëfen thjesht një histori, por përmes përvojës vetiake, familjare dhe historike, ai hap gradualisht një zonë në të cilën kujtesa private takohet me rrëfimet e mëdha ideologjike të shekullit XX. Pikërisht kjo papërcaktueshmëri zhanrore është një nga veçoritë dalluese të veprës, që është lloj një romani hibrid, i vendosur në kufirin midis prozës autobiografike, romanit familjar, rindërtimit historik, kujtimeve dhe eseve politiko-ideologjike. Këto shtresa nuk shfaqen si...
Burimi:
javanews.al