Në kërkim nga drejtësia italiane dhe kosovare, arrestohen dy persona në Shqipëri
Policia e Shtetit ka vijuar operacionin ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, duke ndaluar në Tiranë dhe në Rinas dy shtetas të kërkuar ndërkombëtarisht, për llogari të autoriteteve të drejtësisë në Itali dhe Kosovë. Në Tiranë, specialistët e Sektorit për Hetimin e Grupeve Kriminale, në bashkëpunim me DVP Tiranë, kapën dhe arrestuan me qëllim ekstradimi në Itali shtetasin E. D., 47 vjeç, lindur në Kavajë. Ndaj tij, Gjykata e Bolonjës ka lëshuar në maj të vitit 2026 një urdhër arresti për pjesëmarrje në bashkëpunim kriminal, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike. Sipas autoriteteve italiane, 47-vjeçari dyshohet se gjatë vitit 2020, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka organizuar dhe kryer blerjen, transportimin, importimin, magazinimin dhe mbajtjen e sasive të mëdha të marijuanës, hashashit dhe kokainës, të...
Burimi:
syri.net