“Ne kemi qesen tonë të buxhetit”/ Rama ironizon gjyqtarët: E pabesueshme si e kupton një gjykatës pavarësinë

“Ne kemi qesen tonë të buxhetit”/ Rama ironizon gjyqtarët: E pabesueshme si e kupton një gjykatës pavarësinë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish përmes një postimi në platformën “X” lidhur me debatin e ditëve të fundit për pagat e gjyqtarëve dhe përplasjen mes qeverisë dhe sistemit të drejtësisë. Rama ka postuar një foto me një deklaratë që pretendohet se është një gjykatësi, ku thuhet: “Ne kemi qesen tonë të buxhetit. Nuk po marrim nga qeset e të tjerëve. Me pak fjalë, nuk po na lejohet të marrim nga qesja jonë.” Krahas postimit, kryeministri shkruan: “E pabesueshme, po e vërtetë që një gjykatës e kupton kështu pavarësinë dhe e shikon kështu buxhetin e shtetit shqiptar…” Reagimi i Ramës vjen në një moment kur debati për pagat e magjistratëve është përshkallëzuar, pas vendimeve gjyqësore dhe diskutimeve mbi mënyrën e zbatimit të tyre nga ekzekutivi....