Në gjurmët e një prej liqeneve më të vjetër në botë, çfarë fsheh Pogradeci?
Më një traditë të vyer, gjithnjë e më shumë ky qytet po josh vizitorë. Sepse natyrës së qytetit i shtohet edhe trashëgimia kulturore, si lagjja muze, evente dhe festivale lokale, të cilat i japin vizitorit një përvojë të paharrueshme. Nga Ledjan Zeqollari, studiues dhe Eduard Zaloshnja, analist 1-Liqeni në UNESCO Prej vitit 2019 liqeni i Pogradecit është pjesë listës së Trashëgimisë Botërore që mbrohet nga UNESCO, i vlerësuar si një prej tre liqeneve më të vjetër në botë. Kthjelltësia e ujit, harmonizimi i relievit malor me liqenin vlerat dhe sitet e shumta arkeologjike kanë bërë që, sipas specialistëve, të klasifikohet si një muze i gjallë natyror. Krahas liqenit, pjesë e listës së UNESCO-s është edhe Bazilika Paleokrasiane e Linit, në të cilën gjenden mozaikë mjaft...
Burimi:
kultplus.com