Në fushën e blertë është “Fenomeni Messi”, jashtë saj ka ndërtuar edhe “Perandorinë Messi”…

Në fushën e blertë është “Fenomeni Messi”, jashtë saj ka ndërtuar edhe “Perandorinë Messi”…

Lionel Messi vazhdon të shkruajë histori, jo vetëm në fushën e futbollit, por edhe në botën e biznesit. Sipas vlerësimeve të prestigjozes “Forbes”, pasuria e yllit argjentinas ka arritur në 1,1 miliardë dollarë, duke e renditur mes sportistëve më të pasur në botë.Gjatë më shumë se dy dekadave në karrierën profesioniste, Messi ka gjeneruar rreth 1,8 miliardë dollarë të ardhura bruto, falë kontratave me Barcelonën, Paris Saint-Germain dhe aktualisht Inter Miamin, si dhe marrëveshjeve të shumta me sponsorë ndërkombëtarë.Zgjedhja për të vazhduar karrierën në Shtetet e Bashkuara i ka hapur horizonte të reja financiare. Përveç pagës dhe marrëveshjeve tregtare, Messi përfiton nga bashkëpunimet me marka globale, përfshirë Adidas dhe Apple, ndërsa ka investuar edhe në pasuri të paluajtshme dhe projekte të lidhura me futbollin.Fama e...