‘Në emër të Këshillit Bashkiak, por firmat janë të PS’/ Alimehmeti: Rama e futi Veliajn në burg, Rama e mban

‘Në emër të Këshillit Bashkiak, por firmat janë të PS’/ Alimehmeti: Rama e futi Veliajn në burg, Rama e mban

“Në emër të Këshillit Bashkiak”, por firmat janë të këshilltarëve të PS-së. Kështu e cilëson Ilir Alimehmeti, këshilltar bashkiak i opozitës në Tiranë, atë që e quan një tjetër përpjekje të socialistëve për të fshehur përgjegjësinë politike pas një institucioni kolektiv. Në një deklaratë për Syri TV, me moderator Edvin Parrucën, Alimehmeti e vë theksin te absurdi i thirrjes së kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj për të qenë i pranishëm në sallën e Bashkisë, ndërsa kërkesa mban firmat e këshilltarëve të PS-së dhe paraqitet publikisht si kërkesë “në emër të Këshillit Bashkiak”. Ai thotë se të njëjtat firma janë përdorur më herët edhe për shkarkimin e Veliajt, duke ngritur pikëpyetje mbi qëndrimet dhe përgjegjësinë e këshilltarëve socialistë. Alimehmeti: Është e disata herë që PS fshihet...