Në ditën Ndërkombëtare të Vajzave, Ministria e Arsimit organizoi konferencën “Fuqizimi i vajzave në shoqërinë kosovare”

Në ditën Ndërkombëtare të Vajzave, Ministria e Arsimit organizoi konferencën “Fuqizimi i vajzave në shoqërinë kosovare”

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Vajzave, ka organizuar konferencë me temën “Fuqizimi i vajzave në shoqërinë kosovare”, gjatë të cilës janë prezantuar politikat dhe iniciativat institucionale si dhe është diskutuar për mundësit e rritjes së pjesëmarrjes së tyre në Arsimin dhe Aftësimin Profesional. Në kuadër të konferencës është bërë edhe përmbyllja e projektit “Her Path, Her Skills”, i realizuar gjatë periudhës shkurt – shtator 2026, me mbështetjen e projektit “Shkathtësitë për punësim të qëndrueshëm në Kosovë”, financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut dhe zbatuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Agjencia e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor (LuxDev). Projekti “Her Path, Her Skills” kishte për qëllim rritjen e pjesëmarrjes së vajzave në Arsimin dhe Aftësimin Profesional, si dhe...