Në ditën e lindjes, kujtojmë Mitrush Kutelin, mjeshtrin e rrëfimit shqiptar
Më 13 shtator 1907, në Pogradec, lindi Dhimitër Pasko, shkrimtari, përkthyesi, ekonomisti dhe studiuesi që letërsia shqiptare do ta njihte me emrin Mitrush Kuteli. I lidhur ngushtë me botën e rrëfimit popullor, me gjuhën e pasur të traditës dhe me kulturën evropiane, Kuteli mbetet një prej zërave më origjinalë të letërsisë shqipe të shekullit XX. Pasioni i tij për librin nisi që në fëmijëri, në librarinë e vogël të të atit në Pogradec, e cila ishte ndër të parat librari shqipe në qytet. I ati, Pandi Pasko, kishte jetuar për vite në Rumani dhe ishte përfshirë në veprimtari patriotike. Pikërisht aty, mes librave, Kuteli do të krijonte lidhjen e hershme me letërsinë dhe do të niste rrugëtimin e tij si shkrimtar. Vjershat e para i...
Burimi:
kultplus.com